“Land Rover-i” del nga rruga në Fier, lëndohen dy pasagjerët

Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në vend. Këtë herë në Fier, ku një mjet tip “Land Rover” ka dalë nga rruga duke lënë të lënduar dy pasagjerë të cilat po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka dalë nga rruga mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 08:46