Aksidenti i rëndë në Burrel-Ulëz, nisen drejt Tiranës 6 të lënduarit

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Burrel-Ulëz.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga duke lënë të lënduar 5 pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit, të cilat janë nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Mat/informacion paraprak

Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për  ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com

Shtuar 19.09.2021 08:41