Lajm i mirë: Vetëm dy raste të reja sot me COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu jep lajmin se sot Shqipëria ka shënuar vetëm 2 raste të reja me COVID-19.
Ditën e djeshme Shqipëria shënoi 12 raste të reja, ndërkohë edhe sot nuk ka asnjë viktimë nga COVID-19.
Që prej fillimit të pandemisë Shqipëria nuk ka shënuar një shifër kaq të ulët teksa me fillimin e verës edhe numrat po bien afër 0.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 3593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë, 1 rast në Lezhë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Të lidhura

None found

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.


Shtuar më 5.06.2021 16:23