Lajm i mirë! Njihen të gjitha vaksinat dhe hapen kufijtë me Hungarinë (FOTO LAJM)

Është arritur marrëveshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjelltë e certifikatave të vaksinimit.

Mësohet se Shqipëria dhe Hungaria pritet të finalizojnë brenda kësaj jave njohjen e të gjitha llojeve të vaksinave anti covid-19 dhe të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë mes dy vendeve përfshirë dhe turizmin.

Marrëveshja është arritur gjatë takimit të kryeministrit Rama dhe homologut Viktor Orban në Budapest ditën e sotme.

“Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”- shkruan Rama në rrjetet sociale, në një postim të shkurtër.

POSTIMI I RAMËS:

Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 8.06.2021 15:26