Lajm i mirë: Asnjë pagesë shtesë për telefonin, hiqet “roaming” për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca  ka bërë me dije se duke filluar nga 1 korriku nuk do të ketë pagesë ekstra për shërbim në telefon në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në twitter, Soreca shkruan se e vetmja gjë që ju duhet është telefoni plot me bateri.

“Nga 1 korrik 2021 Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, Shqiperia e përfshirë! Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri plot në telefonin tuaj.” shkruan Soreca.

Shtuar 14.06.2021 19:15