Laboratori i “barit” në Fier, Berisha e lidh me Ramën: Ja foto me mikun e tij Viktor Çervenaku

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë një foto të kryeministrit Edi Rama me ish-kryekomunarin e Fratarit, Viktor Çervenaku, shtëpia e të cilit ishte kthyer në një laborator kokaine. Berisha ka publikuar një fotot të të dyve, duke e cilësuar Çervenakun, si mikun e numrit një të qeverisë.

Ndërsa krahas fotos shkruan: Edi Rama me mikun e tij të drogës Viktor Çervenaku! Vllezër në Kokainë! #sb

Kujtojmë se sot është zbuluar një laborator kokaine në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.