La qenin në makinë “të ngordhte” nga i nxehti, 30-vjeçarja po lahej në pishinë, ja sa vite burg rrezikon

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Verona, teksa pronarja e një qeni i ka shkaktuar vdekjen kafshës së gjorë, teksa e ka lënë brenda makinës së parkuar në një resort.

Vetë gruaja ka zgjedhur të freskohet në pishinën e resortit, ndërsa qenin e saj të racës Rhodesian Ridgeback e la brenda makinës, në një ditë kur temperatura e ambientit jashtë ishte 36 gradë.

Ndërsa 30-vjeçarja ishte brenda kompleksit për t’u freskuar, policët bashkiakë u njoftuan nga kalimtarët që kishin vënë re qenin në makinën e parkuar në diell, me temperaturën brenda makinës që kishte arritur në 50 gradë celcius.

Brigada mbërriti me shpejtësi por nuk patën kohë ta shpëtonin kafshën e gjorë, edhe pse e thyen një dritare dhe e morën atë në krahë.

 

 

Gruaja është denoncuar për keqtrajtim sipas neneve 554 bis dhe 554 ter, që parashikojnë dënim deri në dy vjet burg për ata që shkaktojnë ngordhjen e një kafshe./albeu.com