La fëmijën “në mëshirë të fatit”, policia procedon 27-vjeçaren në Vlorë

Një 27 vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Vlorës pasi ka braktisur fëmijët e saj të mitur.

Policia ka bërë me dije se bëhet fjalë për shtetasen A.T. 27 vjeç.

Sipas policisë, ajo është larguar nga banesa dhe ka vendosur që të lërë fëmijët e saj vetëm.

Akuza që rëndon mbi të është “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen A.T., 27 vjeçe, banues në Vlorë, pasi është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e saj të mitur.Materialet i kaluan Prokurorisë,për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/