“Ky është misioni ynë”, Mesila Doda: PDIU do garojë e vetme në zgjedhjet lokale

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda bërë sot me dije se partia e saj do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të 2023.

Kështu ajo ka vulosur faktin se PDIU do të dalë me një listë. Sipas Dodës, kandidatët më të mirë nuk janë ata që do të garojnë përballë Ramës për të fituar, por kandidatët që njohin qytetin dhe shqetësimet e qytetarëve.

Doda: Këto zgjedhje kanë një veçanti. Koalicione nuk ka më, se janë hequr. Nuk ka asnjë mundësi të jesh në një koalicion dhe të jesh në lista të veçanta. PDIU do të garojë e vetme siç i takon në bazë të kodit elektoral. Ky është misioni ynë. Kryetari i partisë mund të ketë takime të ndryshme, por kjo është vendimmarrje e jona. Ne jemi të detyruar të dalim me një listë që është lista e PDIU-së. Unë vazhdoj mendoj që në këto zgjedhje nuk duhet të jenë kandidatë përballë Edi Ramës, por alternativa më e mirë për qytetarët. Duhet të jenë persona që njohin problematik dhe këta duhet të jenë kandidatët./abcnews.al

 


Shtuar 21.10.2022 20:32