Ky është Elvis Demçe, “Zoti i drogës” që mori të gjitha pushtetet (FOTO LAJM)

Ky është Elvis Demçe, trafikanti më i njohur shqiptar në Itali, i cili e shpalli veten “Zot i drogës”, ndërsa kërkonte të merrte të gjitha pushtetet e “botës së nëndheshme të krimit”.

Fotoja dhe detajet e reja janë publikuar nga mediat italiane. Këto të fundit, duke iu referuar të dhënave nga dosjet voluminoze të hetimit shkruajnë se Demçe u rrit në familjet kriminale dhe shumë shpejt ngjiti “shkallët e suksesit”.

“Elvis Demçe ka lindur në Fier, Shqipëri, më 10 gusht 1986. Ai banon në Velletri, por në fakt jetonte në Romë. Tani është në burg në pritje të gjykimit pasi akuzohet se është në krye të bandës së fundit të fuqishme të shqiptarëve me metoda mafioze që vepron në kryeqytet”, thuhet në dosjen e hetimit.

Demçe ishte njeri shumë i afërt me Fabrizio Psicitelli, i njohur si Diabolik i cili u vra pak kohë më parë.

Ai bënte biznes duke importuar drogë për llogari të grupeve kriminale të Acilias, me emisarë të lidhur me trafikantët holandezë dhe kolumbianë të drogës dhe një ish-futbollist të arrestuar pak kohë më parë me 27 kg kokainë me vete.

Demçe bënte kërcënime të egra ndaj rivalëve të tij. Disa kohë më parë një borxh prej 100 mijë eurosh u bë shkak që ai të urdhëronte anëtarët e bandës së tij: “Merre vëllanë e tij, rrëmbeje dhe shkëputi të dy krahët”.

Mediat italiane kanë raportuar më herët edhe përgjimet e planit të Demçes për të vrarë dy prokurorë.

 


Shtuar 5.05.2022 12:26