Ky është boksieri që u ekzekutua në Greqi, e dashura shtrohet në gjendje shoku në spital (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i boskierit Tassos Berdesis në Greqi. Mediat greke shkruajnë se autorët e kanë kryer krimin në një zonë të verbër ku nuk ka kamera.

39-vjeçari kishte parkuar makinën e tij në një vend ku nuk ka kamera sigurie. Deri më tani nuk asnjë material vizual nga sulmi dhe hetimi është përqëndruar në gjetjen e mjetit të përdorur nga ekzekutorët.

Hetimi i Departamentit të Vrasjeve zbuloi se boksieri nuk mbante armë, ndryshe nga njerëzit që e konsiderojnë veten në rrezik dhe gjithmonë kanë një pistoletë mbi vete.

Fakti që 39-vjeçari nuk mori masa mbrojtëse e bën policinë të besojë se ai mund të ketë besuar se nuk ishte në rrezik. Policia ka vendosur celularin e boksierit nën mikroskop, në mënyrë që të konstatojë rrethin e tij të kontakteve dhe nëse ai mund të ketë marrë një mesazh kërcënues.

Boksieri u transferua në Athinë 2 vitet e fundit.

Heqja e telefonit, skanimi i kamerave në zonën më të madhe të Variut dhe dëshmitë nga familja e ngushtë dhe ambienti miqësor i boksierit 39-vjeçar, janë pikat kyçe që policia po heton për ekzekutimin e Tassos Berdesis. Boksieri frekuentonte vende të pakta dhe stërvitej në një palestër relativisht të largët nga vendi ku jetonte.

Partnerja e tij është në gjendje shoku

Tasos Berdesis ishte në lidhje me modelen Elizabeth Karypidou. Elizabeth pas vrasjes së partnerit të saj u fut në gjendje shoku.

“Elizabeth është në një situatë tragjike, ajo as nuk mund të flasë. Edhe unë jam shumë e mërzitur. “Vajza ime është në një gjendje shoku ” , tha nëna e saj për mediat. /albeu.com/


Shtuar 1.06.2021 10:14