Mbrëmjen e djeshme, një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkup, ku një 29-vjeçar mbeti I vrarë, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Sipas mediave maqedonase, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bul.Nikolla Karev”.
Sipas informacioneve të para që ka arritur të siguroj Klan Maqedoni, në këtë përleshje me armë ka vdekur blogeri i njohur dhe këngëtari Amar Ismani.
Aty janë përfshirë disa persona ndërsa ka janë plagosur edhe 3.
“Në ora 23:45 më spitalin e qytetit në Shkup ‘Sh.Naum Ohridski’ është sjellë qytetari i plagosur T.A (24-vjeçar) nga Shkupi. Disa minuta më vonë në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ të plagosur janë dërguar dy persona, O.B (19- vjeçar) dhe A.I (29-vjeçar), që të dy nga Shkupi. Disa minuta pas dhënies së ndihmës së parë, A.I ka ndërruar jetë” thonë nga MPB.
Më shumë detaje Ministria e Brendshme do të njoftoj gjatë ditës.