Kuvendi mbylli punimet pas 6 orësh, Bardhi: Sot demokratët zgjodhën të ardhmen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka falënderuar secilin nga delegatët që ka marrë pjesë në Kuvendin e Thirrur nga Lulzim Basha, i cili mbylli punimet pas 6 orësh dhe mori vendime të rëndësishme.

Bardhi shkruan se demokratët sot zgjodhën të ardhmen.

“Një falënderim nga zemra për secilin prej 5004 delegatët, si dhe për çdo anëtar të PD që iu bashkua dhe mbështeti sot Kuvendin Kombëtar të PD. Mirënjohje për sakrificën e të gjithë demokratëve që vetëm japin dhe nuk marrin nga PD! Sot demokratët zgjodhën të ardhmen”, shkruan Bardhi./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 18:48