Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka caktuar seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re për ditën e shtunë në ora 11:00. Mandatari dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ditën e djeshme, ka dorëzuar në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin e punës së saj.
Rregullorja e Kuvendit, parasheh që seanca për zgjedhjen e Qeverisë të zgjasë më së shumti dy ditë.
Gjithashtu, Mandatari shpjegon programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë, pas së cilës do të debatohet në Kuvend.
Votimi për zgjedhjen e Qeverisë bëhet sipas propozimit për përbërjen e Qeverisë në tërësi, me votim publik.
Votimi bëhet pas përfundimit të debatit, më së voni deri në orën 24:00.
Qeveria zgjidhet nëse shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Republikës për zgjedhjen e Qeverisë.
Qeveria e re e propozuar nga Mickoski, do të ketë 24 anëtarë.
Përveç kryeministrit, do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve janë me resor.