Gjatë sencës së sotme në Kuvendin e Kosovës deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të veprës së poetit Xehvdet Bajraj dhe producentes Vjosa Berisha.
Këtë kërkesë e bëri deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila tha se Kosova sot humbi një ambasadore të kulturës.
“Sot humbëm një person shumë të rëndësishëm të skenës kulturore dhe kisha pasur dëshirë që në këtë hapësirë të njohim kontributin e saj mbi 20-vjeçar në skenën kinematografike, si ambasadore kulturore e Kosovës brenda dhe jashtë saj. Dua t’i ftoj deputetët për një minutë heshtje për Vjosa Berishën”.
Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevvci, shtoi se nderimi të bëhet edhe për poetin Bajraj.
“Nëse mundem ta shtoj që kemi humbur edhe poetin tonë Xhevdet Bajraj në të njëjtën kohë kështu që respekt të dy”./albeu.com