Një atentat me armë zjarri ndodhi para pak minutave në Nikël, ku dy persona mbetën të plagosur.
Nga sulmi me armë mbeti i plagosur Gentjan Bejtja. Ai ka marrë një plumb në krah ndërsa ndodhet në spitalin e “Traumës” në Tiranë. Sipas policisë bashkë me të plagosurin në makinë ishte edhe Klodjan Stafuka, të cilin nuk e kanë kapur plumbat, por mbeti i plagosur si pasojë e daljes nga rruga e makinës me të cilën udhëtonte bashkë me Gentjan Bejtjan.
Dyshohet se autorët ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj makinës ku udhëtonin dy personat dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Kush është Gentjan Bejtja?
Kujtojmë se 41-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2016 i ka shpëtuar një atentati me eksploziv në makinë.
Emri i Bejtjas është lidhur edhe me ngjarjen e vitit 2013, ku ai u akuzua bashkë me Enver Stafukën se vodhën makinën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.
Bejtja, një ish-polic i burgut të Fushë-Krujës, po ashtu u filmua një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij./albeu.com/