Kurti: Nga tetori, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur se që nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë, në nivelet Bachelor dhe Master.

Gjatë konferencës për media ku bëri deklaratën, Kurti tha ky plan ka qenë që nga viti 2013 i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se prej kësaj do të përfitojnë të gjithë studentët.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shtuar se studimet pa pagesë kanë qenë një nga zotimet e kësaj partie para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Nagavci ka njoftuar se studentët gjithashtu do të lirohen nga pagesa për provim pranues. Lirimi nga pagesa do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 1.7 milionë euro për një vit, sipas Nagavcit.

Sa i përket bursave për studentët, ministrja e Arsimit deklaroi se një gjë e tillë nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar akademik, por sipas saj, studentët do të mbështetën çdo vit e më shumë në forma të ndryshme./albeu.com


Shtuar 17.09.2021 13:35