Kurti në konferencë me presidenten e KE: Serbia merr donacione nga BE-ja dhe militarizohet nga Rusia e Kina

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me Presidentin e KE-së Ursula von der Leyen ka folur edhe për çështjen e targave.

Kurti tha se, Serbia merr donacione nga BE-ja por vazhdon të militarizohet nga Rusia e Kina.

“Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një dakordim të vjetër, fatkeqësisht Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca ushtarake dhe mjete luftarake siç janë tankset dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë ku Serbia merr donacione nga BE-ja, dhe përkundër që i merr këto donacione pa zbatuar vlera do të duhej të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia e Kina”, tha Kurti./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 12:02