Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Dubrovnik të Kroacisë për tensionet në veri të vendit dhe për dialogun Kosoë-Serbi.
Kurti tha se nuk do të përfshihet në dialog me Serbinë nëse nu ki plotësohen disa kushte. Ai përmendi ndër të tjera kërkim falje nga Serbia për krimet e kryera në Kosovë, ndërrimin e Kushtetutës nga Serbia, kthimin e të pagjeturve, pagimin e dëmeve të luftës dhe pa e njohur pavarësinë e Kosovës.
Kurti shtoi se Kosova “duhet të përballet me ekstremistët e dhunshëm, ultra-nacionalistët, të djathtët që besojnë në ‘botën serbe’ dhe e shikojnë atë me botën ruse… këta janë njerëz që e admirojnë Millosheviqin apo Putinin”, theksoi ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), më herët, i kanë bërë thirrje Kurtit që të largojë kryetarët e komunave nga objektet komunale në komunat veriore dhe njësitë speciale të policisë, të cilat ndihmuan vendosjen e tyre në ato objekte.
“Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kurti duke shtuar se i është bashkuar dialogut me Serbinë sepse ai “organizohet nga Bashkimi Evropian, që është lehtësues i bisedimeve”, citon Radio Televizioni i Kroacisë.
Një deklaratë e tillë e kryeministrit Albin Kurti vjen në një moment mjaft delikat ku gjendet procesi i negociatave, pas ngjarjeve të fundit në veri dhe pas acaraimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.albeu.com/