Kurti bojkoton forumin e Shkupit: Minishengeni është ide e Serbisë, nuk e ka miratimin tonë

Qeveria e Kosovës këmbëngul se nisma e minishengenit nuk është në në interes të shqiptarëve dhe Albin Kurti ka bojkotuar punimet e Forumit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Rajonal të Shkupit, që po mbahet sot.

Zyra e shtypit e Qeverisë së Albin Kurtit ka konfirmuar për mediat se Kryeministri i Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon kësaj nisme.

“Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura. Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë”, thotë Qeveria e Kosovës.


Shtuar 29.07.2021 10:51