Pas tubimeve të zhvilluara në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, një protestë e ngjashme do të mbahet sot edhe në Kroaci, duke filluar në ora 18:00, me kërkesën për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendimi përfundimtar për ta pritet të jepet më 16 shtator, në ora 10:00.
Të lidhura
None found
Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ekziston shpresa që kjo të jetë protesta e fundit, pasi besojnë se në shtator çlirimtarët do të rikthehen në shtëpi.
Nga Dhomat e Specializuara akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si edhe ish-deputeti Rexhep Selimi.
Të katër i kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre. Që prej nisjes së procesit gjyqësor në vitin 2023, në Kosovë por edhe në vende të tjera janë zhvilluar protesta në mbështetje të tyre.
