Kurti: 1 mijë gjëra na bashkojnë e vetëm një na ndan me Shqipërinë, kur do mblidhen 2 qeveritë (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me Shqipërinë, Kosovën e bashkojnë pafundësisht gjëra, por sipas tij dy vendet ndahen vetëm në një pikë.

Kurti tha se Kosova nuk mund të bëhet pjesë e nismës së “Ballkanit të Hapur”, pasi sipas tij, Kosova po punon për t’u antarësuar në Bashkimin Europian, dhe ky është synimi primar dhe i vetëm për të.

Kurti foli edhe për diskutimet që zgvilloi sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel në kuadër të procesit të Berlinit./albeu.com