“Kur refuzon vaksinën”, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, përemes një postimi në Facebook, ka publikuar apelin e personave të sëmurë me Covid-19 që ndodhen të shtruar në spital.

Një pacient i infektuar me Covid, u ka bërë apel të rinjve të vaksinohen.

“Në familjen time të gjithë janë të vaksinuar përveç meje që ishte zgjedhja ime e gabuar që më solli këtu ku jam. Në varësi të kësaj bëj thirrje që të gjithë të rinjtë të vaksinohen”, ka thënë ai.

“U bëj thirrje të gjithëve që të vaksinohen se do të përfundojnë si unë këtu”, thuhet ne një tjetër mesazh.

Ndërsa krahas videos, Rama shkruan: “Kur përballesh me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën”./albeu.com

 


Shtuar 4.12.2021 15:39