Kur nuk është e lumtur në një lidhje, ja çfarë bën secila shenjë astrologjike

Kur diçka nuk ecën mirë në një lidhje çdo person ka mënyrën e vet të shprehjes së mërzitjes. Shenjat astrologjike kanë ndikim të madh tek kjo sjellje.

Dashi

Kur ndihet i palumtur një dash fillon të mbyllet në vetvete. Kur janë të dashuruar ata duan të ndajnë çdo detaj të së përditshmes me atë që duan dhe duan të mësojnë se çfarë ndien edhe tjetri. Kur gjërat nuk ju ecin mirë ata mërziten shumë.

Demi

Edhe kur ndihen të palumtur, demat bëjnë të pamundurën që jeta e tyre të duket e “lumtur”, ta paktën për sytë e të tjerëve.

Binjakët

Kur binjakët nuk ndihen të lumtur ata shkatërrohen plotësisht. Në punë ë lëshojnë veten, qajnë pa arsye, ndihen në panik dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Pasiguria i shoqëron në çdo moment.

Gaforrja

Kur ndihen të palumtur gaforret bëhen meskinë. Ata ju flasin miqve për pakënaqësitë, bëjnë komente negative për partnerin dhe duan të çlirohen shpirtërisht nga ajo që ndiejnë.

Luani

Kur luanët nuk ndihen më të lumtur në çift ata bëhen agresivë dhe shumë të këqij. Nga ana tjetër atyre ju ulet siguria tek vetja dhe kanë frikë edhe të ecin përpara.

Virgjëresha

Kur virgjëreshat ndihen të palumtura ato mundohen t’i përshpejtojnë gjërat dhe të heqin mendjen nga ajo që i trishton. Ato në përgjithësi janë pasionante nga natyra, por mund të bëhen edhe paranojake.

Peshorja

Çfarë bëjnë peshoret kur nuk ndihen të lumtur në një lidhje? Ata fiksohen pas punës dhe kalojnë shumë orë duke u marrë më projekte dhe detyra.

Akrepi

Akrepat i ndajnë mirë gjërat dhe kur nuk ndihen të lumtur në lidhjen që kanë krijuar ata nuk presin gjatë për t’i dhënë fund gjithckaje. Të paktën ashtu do ndihen më të qetë.

Shigjetari

Kur shigjetarët ndihen të palumtur ata bëhen agresive dhe inatosen për gjërat më të vogla, por gjithsesi mundohen ta fshehin mërzitjen duke u munduar të qeshin me zor.

Bricjapi

Bricjapet mundohen përherë të kontrollojnë gjithçka dhe të kenë marrëdhënie të shëndetshme. Kur fillojnë të ndihen të palumtur ata fillojnë të bëjnë çdo përpjekje për ta rregulluar situatën dhe për të rikthyer dashurinë si dikur.

Ujori

Ujorët janë ëndërrimtarë dhe kanë objektiva të qarta për jetën e tyre. Vetëm se kur nuk ndihen plotësisht të lumtur ata nuk do i kushtojnë më shumë kohë atij që kanë në krah dhe do ju thonë se kanë nevojë t’i përkushtohen më tepër punës.

Peshqit

Personat e shenjës së peshqve duan të jenë përherë të lirë dhe të eksperimentojnë edhe në lidhjen që krijojnë. Në momentin që nuk ndihen më të lumtur si më parë ata gjejnë mënyra të largohen pak nga pak nga ai që kanë në krah.

Shtuar 10.09.2022 17:51