Merema Sela, ka ankimuar përjashtimin e saj nga gara, duke e cilësuar procesin si jotransparent dhe të paarsyetuar. Gjyqtarja Suela Xhani, është caktuar përmes shortit për të shqyrtuar padinë e Mereme Selës, një vendim ky që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike më 23 maj.
Sela ankimon përjashtimin e saj nga gara, duke e cilësuar procesin si jotransparent dhe të paarsyetuar. Sipas padisë, vendimi i organeve partiake shkel të drejtat statutore dhe barazinë në garë, ndërkohë që kontestohet edhe kandidimi i Sali Berishës.
Të lidhura
None found
Paditësja pretendon se, neni “Basha”, neni 46 sanksionon se kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë.
Mereme Sela i është drejtuar gjykatës me 5 kërkesa:
1. Shpallja e pavlefshme absolute e vendimit për skualifikimin e paditëses nga gara për Kryetar të PDSH-së;
2. Detyrimi i palës së paditur për rikthimin e paditëses në garë;
3. Shpallja e pavlefshme absolute e kandidimit të Sali Berisha;
4. Konstatimi i shkeljes së rëndë të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme;
5. Vendosja e masës së sigurimit të padisë: pezullimi i menjëhershëm i procesit zgjedhor të datës 23.05.2026 deri në përfundim të gjykimit.
