Kultivuan bimë narkotike, përfundojnë pas hekurave dy vëllezërit në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy vëllezër pasi  dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit Sh.T., 53 vjeç dhe S. T., 45 vjeç (vëllezër), banues në Gjuricaj, Ishëm”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Shtuar 10.06.2021 11:03