Kujdes! Jo vetem gjobë nëse parkoni keq në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës po ju vëzhgon, kujdes!

Në një video të publikuar nga policia, automjetet e parkuara gabim, të cilat bëhen pengesë për qarkullimin, janë hequr nga rruga me karrotrec. Pra përvec gjobave, policia po praktikon edhe heqjen e automjeteve që bëhen pengesë për qarkullimin nga rruga.

“Është e rëndësishme të parkojmë me përgjegjshmëri dhe të tregojmë kujdes në vendet ku ndalojmë”, paralajmëron policia.

Kjo video tregon disa shembuj të automjeteve që janë parkuar gabim në stacione autobuzash, vija të bardha, dhe vende të tjera ku pengohet rrjedha normale e trafikut.

Më pas bën thirrje për të qenë të kujdesshëm  dhe të respektojmë rregullat e trafikut për një qytet më të sigurtë dhe më të organizuar./Albeu.com


Shtuar 28.10.2023 15:05