Kthimi i pakontrolluar i raketës kineze, autoritetet thirrje 10 rajoneve në Itali: Qëndroni larg dritareve!

Më 29 prill, mijëra spektatorë vëzhguan qiellin mbi ishullin kinez Hainan ndërsa raketa March Long 5B u lëshua në hapësirë. Kjo raketë pritet që të kthehet të dielën në tokë, por ka një problem. Kthimi i saj do të jetë i pakontrolluar, që do të thotë nuk dihet saktësisht kur dhe ku do të bjerë. Sipas ekspertëve, do të hyjë në atmosferën e Tokës orët e para të së dielës, me një diferencë pasigurie prej 6 orësh.

Kjo tregohet nga të dhënat të përditësuara nga Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut (Norad). Marzhi i pasigurisë është tkurrur në krahasim me 9 orët e djeshme, por është ende shumë i madh për të përcaktuar se ku do të bëhet kthimi. Pjesë e zonës së rrezikut është Italia qendrore-jugore dhe gjithë Afrika, Azina Jugore, Oqeani Paqësor, Australia, një pjesë e Amerikës së Veriut, Amerika Qendrore dhe një pjesë të Amerikës së Jugut. Megjithatë, llogaritjet e reja që do të bëhen orët e ardhshme do të bëjnë të mundur uljen e mëtejshme të kufirit të pasigurisë në lidhje me kohën dhe vendin e kthimit.

Në Itali, rajonet që mund të preken janë Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Kalabria, Siçilia dhe Sardenja.

Banorëve të këtyre zonave u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi dhe larg dyerve dhe dritareve, pasi fragmetet e shkëputura nga raketa mund të shkaktojnë dëme dhe është më e sigurt shtëpia sesa ambientet e hapura./albeu.com


Shtuar 8.05.2021 13:30