Teksa mendohej se situata e Covid-19 po shkonte drejt normalizimit në të gjithë botën, situata duket mjaft kritike në Shanghai, atje ku janë karantinuar rreth 2.7 milion persona.
Ata do të futen në karantinë gjatë ditës së shtunë, në mënyrë që të bëjë një testim masiv, bëjnë të ditur autoritetet e vendit, pasi që metropoli kinez po ka vështirësi të dalë plotësisht nga masat për mbrojtje nga virusi.
Qyteti lehtësoi shumë nga masat e ndalimit gjatë javës së kaluar, pasi mbylli në shtëpi shumicën e 25 milionë banorëve që nga muaji mars, kur Kina ishte në situatën më të keqe të “betejës” me COVID-19 në dy vitet e fundit.
Por që karantina nuk u largua në tërësi, pasi qindra mijëra banorë të qyteteve më të mëdha të Kinës ende janë të kufizuar nga daljet prej shtëpive të tyre, e shumë komplekse të banimit janë urdhëruar që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.
Distrikti Minhang në jugperëndim të Shanghai, zonë ku jetojnë 2.7 milionë banorë, do futet në karantinë nga mëngjesi i të shtunës, dhe të gjithë banorët do të testohen.
Kjo është bërë e ditur nga autoritetet e distriktit në një postim në rrjetet sociale gjatë së martës.
“Karantina do të hiqet menjëherë kur të bëhen të gjitha testet”, u shkrua në postimin e bërë të autoriteteve, pa dhënë ndonjë kohë ose datë specifike.
Por që në deklaratën e lëshuar nga autoritetet, nuk u bë e ditur se çfarë masa do të ndërmerren nëse ndonjëri nga banorët e testuar do të dalë pozitiv me virus.