Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, është shprehur se vendi i saj është drejt konfliktit të armatosur me Kosovën.
Kjo sipas saj për shkak të lëvizjeve të qeverisë së Kosovës.
Komentet Brnabiç i bëri teksa ka ftuar sot organizatat joqeveritare, të cilat janë pjesë e Konventës Kombëtare, të flasin për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë dhe Metohi.
Në seancën e Konventës Kombëtare në Parlamentin e Serbisë, Brnabiç theksoi se në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen.
“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë dhe Metohi. Ne duhet ta ruajmë paqen së bashku”, tha Brnabić.