Kryeministri vë në siklet fëmijët: Hajde të thërrasim bashkë: “Rama ik” (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur në Kamëz, ku ka inspektuar shkollën e rindërtuar ‘’Halit Çoka’’ në Kamëz.

Gjatë vizitës Rama ka mbledhur disa fëmijë të cilët sapo  kishin mbaruar mësimin të cilëve dhe u ka kërkur të thërrisin së bashku ‘Rama ik’. Më tej ai ka vazhduar t’i “ngacmojë” fëmijët duke i pyetur se ku i kishin shoqet dhe nëse kishin mësim tani apo jo.

Në fund të bisedës me ta kryeministri Rama u la porosi fëmijëve të mirëmbajnë shkollën, ndërsa me ironi u tha që zhgarravina të bëjnë vetëm ‘Rama ik’.

Biseda

Rama: E keni dëgjuar atë Rama ik, bëjeni njëçik hajde, Rama ik, Rama ik. Hajde ta bëjmë bashkë, Rama ik.

Fëmijët:  Luli ik

Rama: Jo, jo, jo, jo. Ku je mo king

Fëmijët: Falemidnerti për shkollën.

Rama: Faleminderit për shkollën? Ooooo, jo mo ça faleminderit. Është nderi im që ju të shkoni në shkolla si njësoj në gjithë Europën, këtu në Kamëz. Është nderi im

Fëmijët:Shumë faleminderit

Rama: :Ja përkthimi. I njef këta. Jepi një Iphone. Jepi një Iphone, dhe shihe sa mbrapa. Shihe Iphone 6. Po më përkthen këta ti mu. E di si janë këta. Po shoqet ku i keni? E morët për keq. Në shtëpi i keni? Po mësim nuk keni?

Fëmijët: Paradite

Rama: A mbaruat. Jeni tek shkolla e re? Jeni tek kjo tek Halit Çoka, shkolla. E patë sa e bukur, e madhe, fantastike. Jo me zhgarravina, vetëm Rama ik, Rama ik.

 

 

Shtuar 24.03.2021 01:03