Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili ishte mori fjalën në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në ambientet e Piramidës deklaroi se Këshilli Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm që Shqipëria dhe vendet e rajonit të bëhen pjesë e BE-së.
Sanchez: Takimi ynë ndodh në një moment kyç, së pari sepse sfidat e kontinentit tonë, kanë bërë që zgjerimi të jetë në krye të agjendës. Sfidat na kanë treguar që të ardhmen duhet ta ndërtojmë së bashku dhe kjo kërkon përpjekje nga të gjithë. Ne jemi tërësisht të angazhuar dhe do të punojmë për një Evropë të bashkuar. Kërkojmë nga Procesi i Berlinit angazhimi nga rajoni dhe ne besojmë se mund të krijohen gjëra më të mira në të ardhmen.
Sanchez theksoi se më rëndësi është që qytetarët të shikojnë fryte të prekshme.
Kryeministri Spanjoll gjithashtu dënoi sulmin e Hamasit kundër Izraelit, ndërsa theksoi se mbrojtja e civilëve është thelbësore. E vetmja mënyrë e zgjidhjes së konflikti është njohja e dy shteteve, theksoi në fund Sanchez./Albeu.com