Takimi i shumëpritur mes Meksikës dhe Anglisë në 1/8-at e Kupës së Botës 2026 është vënë në pikëpyetje për shkak të motit të keq.
Të lidhura
None found
Sky Sports raportoi se vetëm disa orë përpara nisjes së sfidës është shtuar ndjeshëm rreziku për stuhi dhe goditje rrufesh pranë stadiumit “Estadio Azteca” në Mexico City, ndërsa parashikimet flasin për një mundësi prej 92 për qind.
Më herët, FIFA kishte marrë në konsideratë mundësinë që ndeshja të luhej gjashtë orë më parë për shkak të kushteve atmosferike, por ky opsion u rrëzua për arsye logjistike.
Në këto kushte, ndryshimi i orarit të fillimit nuk është më i mundur, pasi përballja është caktuar të nisë në orën 18:00 me kohën lokale në Mexico City.
Sidoqoftë, në rast se gjatë ndeshjes regjistrohen goditje rrufesh brenda perimetrit të sigurisë të vendosur nga organizatorët, sipas protokollit të FIFA-s takimi mund të ndërpritet ose të shtyhet për 30 minuta.
Tani mbetet për t’u parë nëse moti do të lejojë zhvillimin normal të sfidës, apo nëse organizatorët do të detyrohen të ndërhyjnë për çështje sigurie.
Nëse jo, është paraparë që ndeshja të nisë të hënën nga ora 2 të mëngjesit.
