Në fshatin Drizë të Fierit është regjistruar një vatër masive zjarri, ndërsa shërbimet e DVP Fier kanë zbritur në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës së prekur.
Për përballimin e situatës po angazhohen forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura dhe dhjetëra efektivë, të cilët vijojnë punën për neutralizimin e flakëve.
Të lidhura
None found
Në zonën ku ka rënë zjarri ndodhet në gatishmëri edhe ekipi i urgjencës së spitalit.
Policia bën me dije se janë evakuuar 11 familje, ndërsa është bllokuar qarkullimi i mjeteve në segmentin “Qafa e Koshovicës-Cakran”.
