Kryeministri polak Mateusz Morawiecki thotë se vendi i tij nuk mund t’i lërë fqinjët të vetëm, dhe u ka bërë thirrje kombeve të tjera të mbështesin shpirtin luftarak të Ukrainës.
Moraëiecki shton se trupat ukrainase po luftojnë për sigurinë e Evropës.
Ai ka folur në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, në inaugurimin e strehimit të ri të përkohshëm për personat e zhvendosur.
“Ne duhet ta mbështesim këtë frymë luftarake, edhe duke u kujdesur për më të dobëtit. Sot pamë gra dhe fëmijë, sepse burrat po luftojnë në front për një Ukrainë të lirë dhe gjithashtu për sigurinë tonë”, tha ai.
Qeveria polake thotë se, në partneritet me Ukrainën, deri në 5,000 ukrainas të zhvendosur nga pjesë të tjera të vendit do të strehohen në qytete të përkohshme të transportit me kontejnerë në Lviv, si ky./albeu.com