Kryemadhi uron Fitër Bajramin: Besimi në Zot është ajo që na jep kurajë dhe forcë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një deklaratë për media, ka uruar fetsën e Fitër Bajramit. Kryemadhi ka uruar të gjithë shqiptarët, duke thënë se besimi në Zot është ajo që na jep kurajë për të përballuar të gjitha sfidat.

“Kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita. Por ajo që dua të theksoj në këtë Fitër Bajram është t’ju uroj të gjithë shqiptarëve mbas një muaji stërmundimesh dhe agjërimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës, sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, frymë të re, begatie dhe solidariteti. Do të doja t’ju uroja të gjithë shqiptarëve, sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare për atë institucion që është më I rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Besimi në Zot është ajo që na jep kurajë, forcën për t’u ngritur dhe përballuar sfidat. Faleminderit, gëzuar dhe përshumëvjet të gjithëve” tha Krymadhi./albeu.com


Shtuar 13.05.2021 11:26