Kryemadhi: Jemi vendi më i pasur në botës falë Zeusit dhe Paketës së Furnelës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, foli për krizën ekonomike në vend dhe tha me ironi se “të mirat” duhet t’ja dijmë për nder Zeusit (kryeministrit).

Kryemadhi theksoi se ajo që është ndryshe Paketa e Furnekës, nuk zgjidh dot hallet e shqiptarëve dhe se qytetarët që prej pandemisë e tërmetit janë kthyer në ‘skllevër të lëmoshës’ prej kësaj qeverie.

Sipas shefes së LSI, duhet që qeveria t’u kërkojë ndjesë qytetarëve e të mos vijojë me mashtrimet.

“Të gjitha këto duhet t’ja dimë për nder lartmadhënisë tonë, Zeusit. Është shumë korrekte kur lemë një kohë të limituar për paketën e furnellës së rezistencës. Por nuk mund të zgjidhë dot hallet e shqiptarëve. Produktet e shportës janë rritur me 30%, buka me 20 lekë. Kemi krijuar një bord për naftën, i qan lartmadhënia bordet.

Realisht mbi 40%e popullsisë jeton në minimumin jetik. Një nga koleget më parë përmendi çështjen e pandemisë, tërmetit, por ajo që po kuptojmë sot jo vetëm që nuk kanë pasur asnjë efekt te qytetarë, por janë kthyer në një pastrim parash të jashtëzakonshme,sidomos  rindërtimi.

Do të dëshiroja të flisnin pafundësisht se pak më parë më erdhi një video nga Dubai që ishte vizita e qeverisë sonë të famshme. Nuk shikoja dhimbjen e luftës së Ukrainës apo të çmimeve. Shikoja një ekzaltim të jashtëzakonshëm. Shumë mirë se s’ka gjë të keqe, por për moral politik do të ishte më e ndershme të mos tallemi me qytetarët.

Jam e bindur se qytetarët e kuptojmë shumë mirë kur u themi kemi bërë gabim dhe na falni sesa ti mashtrojmë dhe të vazhdojmë të gënjejmë”, deklaroi Kryemadhi./albeu.com/


Shtuar 24.03.2022 14:24