Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar pas marrjes si të pandehur nga drejtësia të kryebashkiakut të Mallakastrës, Ismail Qerimaj.
Reagimi ka ardhur përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Të lidhura
None found
GJKKO dyshon për falsifikimin e formularit të dekriminalizmit.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumenta se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qendrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.
Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin. Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet./albeu.com/
