Kriza e karburanteve/ Ministri i Infrastrukturës: Nuk do e heqim taksën e qarkullimit! Bordi mund ta rriste sërish çmimin

Ditën e sotme, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, foli pas mbledhjes së Qeverisë  dhe teksa shpjegoi për vendimet e marra që lidhen me dikasterin që drejton, foli edhe për krizën e karburanteve dhe çmimin e tyre.

Ai u shpreh se taksa e qarkullimit nuk do të ndryshonte dhe as implikimet fiskale nuk do prekeshin në kohë krize, por la të kuptohej se çmimi i naftës mund të ndryshonte nëpërmjet Bordit të Transparencës.

Të lidhura

None found

Në lidhje me taksën e qarkullimit të mjeteve, Karakaçi i qëndroi linjës së mëparshme ekzekutive se; “kush harxhon më shumë naftë paguan më shumë taksë”.

“Dua të theksoj një element, shpesh ka një keqkuptim për taksën e qarkullimit, çdo shtet e ka atë, por mënyra si vilet është në varësi të praktikave të shteteve përkatëse. Ka shtete që e mbajnë si taksë vjetore të mjeteve të transportit dhe ka si Shqipëria që e ka taksën e qarkullimit me çdo litër karburant të konsumuar. Vlerësimi i qeverisë shqiptare, siç unë e kam thënë edhe më përpara, është që vjelja e taksës së qarkullimit nga konsumi i litrave të naftës është më proporcional, sepse paguan më shumë ai konsumator apo klient që harxhon më shumë për mjetin apo përdor më shumë litra. Vlerësimi i qeverisë është se mbajtja e taksës nga sasia e litrave të naftës është më proporcional me qytetarin dhe në aplikimi i saj”, u përgjigj ministri para gazetarëve të interesuar ditën e sotme (1 prill).

Kurse për çmimin aktual të naftës dhe mundësinë e rritjes së tij të mëtejshme, ai tha se Bordi nuk është mbledhur edhe pse kishte mundësi për rritjen e saj me 1 lek.

“Përsa i përket mekanizmave që lidhen me reduktimin e barrës fiskale të karburanteve, e kemi shprehur dy janë masat e marra dhe që po vlerësohet. E para është Bordi i Transparencës që vendos çmimin tavan apo ndërhyn nëse ka kalim të tij sipas nivelit të vendosur 220 lekë. Deri tani ky limit nuk është kaluar e prekur, pra nuk kemi kalim në 221 lekë. Pra sot edhe pse çmimi është 218 lekë, mund të kishte hapësirë për rritje më të lartë me 1 lek dhe nuk është mbledhur Bordi, metodologjia përkatëse është transparente”, shtoi Karakaçi në shpjegimin e tij.

Kurse për tabelën fiskale dhe akcizën, i qëndroi mendimit se; “implikimet fiskale në kohë krize nuk duhen prekur”. Por ai shpjegoi se aktualisht po bëhet një shqyrtim për uljen e mundshme të saj, gjithmonë në varësi të çmimit të karburanteve.

“Përsa i përket implikimeve fiskale, Qeveria ka mbajtur qëndrim që ato nuk duhen prekur dhe sidomos në kohën e krizës. Megjithatë i referohem edhe ministres së Ekonomisë që para disa javësh ka dalë në dalje publike dhe ka referuar planin e qeverisë për të shikuar uljen e taksës së akcizës mbi rritjen e caktuar të çmimit të karburanteve, i cili në dijeninë time është në faza të avancuara dhe pritet vlerësimi dhe shqyrtimi i tij”, përfundoi ministri fjalën e tij.


Shtuar më 1.04.2026 14:39

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş