Motra e 33-vjeçarit shqiptar, Erjon Pelivanit, që u vra nga kunati i tij, ka deklaruar lidhur me ngjarjen se nuk dinte asgjë, pasi vajza nuk u ka treguar.
Krimi ndodhi pas dëshmisë së vajzës nga martesa e parë e 50-vjeçarit Fatmir Tarellari, i cili mësohet se e bija ishte përdhunuar prej vitesh nga vëllai i gruas.
Në një prononcim për Protothema.gr, gruaja e autorit dhe motra e viktimës, tregon se rasti doli në dritë tre ditë më parë, pasi deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë për përdhunimet.
Në të njëjtën kohë, ajo dha se nuk kishte kuptuar asgjë, pasi vëllai i saj nuk e kishte lënë kurrë që të dyshonte për aktet e rënda.
“Këtë ngjarje e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha; ‘Të vrava vëllanë’”, thotë ajo e tronditur.