Rrëfimi tronditës i babai të vajzës që u abuzua nga vëllai i gruas së tij: E vrava se ai më “helmoi” fëmijën

Kanë dalë në dritë detaje tronditëse nga ngjarja e rëndëq në Greqi, ku 50-vjeçari shqiptar Fatmir Terallari, ekzekutoi kunatin e tij, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhnuar për 9 vjet vajzën.

Gjithçka që kishte ndodhur në shtëpi që prej moshës 9-vjeçare, u denoncua në policinë e Volosit nga vajza ditën e sotme.

Vajza, tashmë 18-vjeç, ka treguar në polici se si filloi abuzimi dhe se si së fundmi ai i dërgonte video në cellular, duke i kërkuar paratë.

Në fakt ajo i ka paraqitur policisë mesazhet e viktimës dhe i ka dorëzuar celularin, në të cilën viktima i dërgonte videot për t’i bërë presion psikologjik.

Në të njëjtën kohë, babai 50-vjeçar përshkroi në polici se si mësoi nga vajza e tij makthin që ajo jetonte dhe si mori vendimin për të vrarë vëllain e gruas së tij.

Siç tha ai, madje e kuptoi se diçka nuk shkonte kur vajza e tij, e cila studionte, filloi të mos paguante qiranë e banesës dhe t’i kërkonte dhe më shumë para.

“Herën e fundit që vajza ime studionte vazhdimisht më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton më telefonoi duke i thënë se i kishte borxh qiranë ndërsa unë dhe nëna e saj po i dërgonim para rregullisht. Kur fola me fëmijën për të parë çfarë po ndodhte ajo filloi të qante dhe më tregoi gjithcka jetonte prej kaq vitesh me 33-vjecarin që e përdhunonte dhe videot që kishte duke e shantazhuar dhe duke i marrë paratë, ai më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej të bëja, jam baba…”, ka thënë ai.

50-vjeçari ka marrë armën, ka njoftuar bashkëshorten dhe i ka thënë se i është dëmtuar makina duke i kërkuar të thërrasë vëllanë dhe të shkojë ta gjejë për ta ndihmuar.

Autori i ka zënë pritë viktimës së tij, duke e qëlluar në gjoks dhe fytyrë dhe është dorëzuar menjëherë në polici.

 


Shtuar më 10.01.2024 13:22

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş