Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet në finalen e Grand Slam që po zhvillohet në Abu Dhabi.
Gjakova ka mundur të fitojë ndeshjen gjysmëfnale ditën e sotme duke shënuar katër fitore radhazi vetëm sot. Në gjysmëfinale ajo arriti të mposhtë gjeorgjianen Eteri Liparteliani.
Ajo tashmë ka siguruar medaljen e argjendit dhe në finale do të presë një mes Qi Cai dhe Mimi Huh./ h.ll/albeu.com