Kozak kërcënon Stresin: Dosja “Hamzai” do të kthejë në ushqimin e preferuar për JOQ (FOTO LAJM)

Kozak Braçi ka vijuar me akuzat kundër ish mikur të tij, rreperit Stresi duke e quajtur këtë të fundit “Hamza”, që nënkupton tradhëtij e këtij të fundit kundrejt Kozakut.

Ai e ka kërcënuar Stresin se do të publikojë përgjime të frikshme që do ja ulin reputacionin këtij të fundit.

Të lidhura

None found

Sipas Kozak, ato që ai do publikojë do nxjerrin në pah të vërtetën e gjithë historisë së tij më Fabio Dushkun, por edhe më tej, duke e sqaruar publikun njëherë e përgjithmonë.

Dosja e përgjimeve që ai do publikojë do të quhet dosja “Hamzai”, ku sipas tij do të dalë në dritë tradhëtari i vërtetë i kësaj historie.

“Pasi të publikoj dosjen do të bëhesh ushqimi i preferuar për JOQ”, është shprehur Kozak duke nënkuptuar Stresin./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 16:20