Kovaçevski–Mecola: Mbështetja e PE-së është e rëndësishme për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, ku morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Nga Qendra për shtyp e Qeverisë thonë se Kovaçevski ia uroi postit e kryetares së Parlamentit Evropian (PE) Roberta Mecolës.

Të lidhura

None found

Kovaçevski si veçanërisht të rëndësishëm e vuri në dukje bashkëpunimin e frytshëm të Maqedonisë së Veriut me Parlamentin Evropian në kuadër të Dialogut Zhan Mone, përmes diskutimeve të Komitetit të Përzier Parlamentar, si dhe punën e përkushtuar të deputetëve të PE-së për avancimin e vendit në realizimin e standardeve në procesin e anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Gjatë bisedimeve në Parlamentin Evropian, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Kovaçevski e informoi kryetarin e PE-së Mecola për gatishmërinë e fuqishme të qeverive në Shkup dhe Sofje për të dyfishuar përpjekjet e tyre për përmirësimin e marrëdhënieve me synime të qarta për përshpejtimin e procesit të mbajtjes së Konferenca e parë Ndërqeveritare me BE-në”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Sipas Qendrës për shtyp të Qeverisë, në takim u theksua progresi në reformat në gjyqësor dhe në sundimin e ligjit të njohur në raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe u theksua se Maqedonia e Veriut vazhdon me përkushtim të fuqishëm politik të zbatojë rekomandimet pozitive të Parlamentit Evropian për implementimin e reformave, për të përfunduar projektin strategjik të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor./Ina


Shtuar më 4.02.2022 10:34

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriş