Kosova pëson 3 gola nga Suedia, Ibra sërish asist (VIDEO)

Pas Shqipërisë, edhe Kosova humbet duke e nisur me një humbje 3-0 fushatën e Eliminatoreve të Botërorit përballë Suedisë në “Fadil Vokrri”.

Ibrahimoviç me shokë dominuan përballë dardanëve që duhet pranuar ishin shumë të brishtë dhe bënë gabime trashanike që në të tilla nivele kushtojnë shumë.

I tillë ishte rasti I Samir Ujkanit në minutën e 12 kur në një krosim në zone del mbi Ibrahimoviç pork y u fundit e pason topin për Augustinsson që shënon golin e avantazhit.

Kosova e shokuar nga ky gol nuk reagon dot dhe në minutën e 37’ pas një çorientimi në mbrojtje Isak dyfishon rezultatin për nordikët. Pjesa e dytë është me të njëjtën panorama ku Kosova tenton por nuk krijon dot dhe në minutën e 70’ vuloset gjithçka me një penallti të Larsson pasi Rashica preku topin me dorë në zone.

Mbrëmje për t’u harruar për Kosovën që bën një hap pas dhe këtë e tregon edhe shenja zero në gjuajtjet ndaj portës së Suedisë, ndërkohë që Bernard Berisha u fut në minutën e 83’ dhe doli me të kuq në 92’ si për të konfirmuar mbrëmjen negative.

Shtuar 28.03.2021 10:03