Kosova mbajti zgjedhjet lokale ditën e diel. Balancat politike menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme ku prej muajsh nuk ka një qeveri të dalë nga zgjedhjet, ka një lloj paqartësie politike.
Zgjedhjet e pritshme të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut. Rrugëtimi i saj ka qenë disi mbrapa në raport me trajtimin e shqiptarëve. Vitet e fundit duket se shumë prej të drejtave që kishin fituar, duket se kanë filluar të reduktohen. Një lloj arrogance në rritje e qeverisë së Mickoskit është e pranishme në RMV në të gjitha fushat. Përballja e parë e fortë do të jetë për zgjedhjet lokale që kanë një specifikë të veçantë.
Për të diskutuar këtë temë ne Opinion kanë qenë të ftua Armand Shkullaku, Idaver Sherifi, Esmeralda Mulaj, Fatjona Medini, Baton Haxhiu dhe Lorik Idrizi.
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, komentoi zgjedhjet lokale në Kosovë.
Haxhiu deklaroi se në këto zgjedhje, Vetëvendosje ka pasur rënie me 11 përqind.
“Zgjedhjet nuk kishin ndonjë surprizë të madhe. Gara për Prishtinën ka qenë interesant. KQZ e Kosovës është shumë hapa përpara në numërimin e votave. Në Kosovë, të gjithë kandidatët janë ballafaquar në televizion. Janë bërë debate në tre a në katër studio. Nëse shihet respekt për qytetarët, Kosova është shembull. Vetëvendosje në parlamentin e Prishtinës është në vendin e tretë. Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind të votave në këto zgjedhje”, tha Haxhiu.
Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, komentoi zgjedhjet lokale që do mbahen në Maqedoninë e Veriut.
Shkullaku tha se partitë shqiptare në RMV nuk kanë luftuar për të drejtat e shqiptarëve, por për poste ministrore.
Nderkohe, analisti Idaver Sherifi duke folur për zgjedhjet në Maqedoni ka deklaruar se kandidimi i Izet Mexhitit në Cair nuk është për të marrë BDI por për të siguruar ekzistencën e tij si politikan dhe parti, pasi përvec tij, askush nga VLEN nuk mund të marrë Cairin. Në këtë mënyrë, për të gara në Cair eshte nje lloj “jetë a vdekje” dhe nevojë për të konfirmuar veten si lider.
