Koreja e Veriut ka pohuar se ka testuar me sukses një raketë të re hipersonike të quajtur Hëasong-8, raporton albeu.com.
Media shtetërore tha se raketa e re ishte një nga pesë sistemet më të rëndësishme të armëve të përcaktuara në planin e saj pesëvjeçar të zhvillimit ushtarak.
Ata e quajtën raketën një armë strategjike, që do të thotë ka aftësi bërthamore.
Nisja e saj është një tregues tjetër i rritjes së teknologjisë së armëve të Phenianit mes sanksioneve të rrepta.
“Zhvillimi i këtij sistemi armësh ka rritur aftësitë e kombit për vetëmbrojtje në çdo mënyrë”, tha gazeta shtetërore e Koresë së Veriut KCNA./albeu.com