Zemra, organi që siguron oksigjen dhe gjak për çdo sistem të trupit tuaj, është motori që e bën tërë trupin tuaj të punojë! Veç trashëgimisë gjenetike, dieta juaj është një nga faktorët kryesorë që promovon shëndetin e zemrës, apo nxit problemet kardiovaskulare. Sot do t’ju tregojmë një recetë edhe më të thjeshtë: vetëm dy përbërës që bëjnë kombinimin më të shëndetëshëm për një zemër të fortë.
Mollë jeshile dhe tërshërë: Mund t’ju interesojë gjithashtu: Përse molla është fruti që duhet të hani çdo ditë, ja vlerat ushqyese të saj.
Mollët mund të ndihmojnë në parandalimin e veshjes së mureve të zemrës , një nga shkaqet e zakonshme të sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas Best Health, molla “parandalon kolesterolin të vishet e të ngurtësojë muret e arteries”. Kombinimi i acidit ursolic, pektinës dhe acidit D-glucaric në mollë ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës.
1 mollë jeshile
1 filxhan ujë
3 lugë gjelle tërshërë e shtypur
Opsionale: limon, kanelle, mjaltë.
Përgatitjet:
Zhytini tre lugët e tërshërës në një gotë me ujë dhe lëreni gjatë gjithë natës. Në mëngjes shtoni mollën e prerë në feta dhe shtoni pak mjaltë për t’i shtuar shije. Përziejeni derisa të përfitoni një masë homogjene dhe është gati për t’u konsumuar./albeu.com