Konkurrent i Për’Puthen është mik i Noizy (FOTO LAJM)

Konkurrenti i ri i “Për’Puthen”, Gelian Rajku, është mik i reperit, Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy.

Reperi shpeshherë poston fotografi të konkurrentit në rrjetin social “Instagram”, pasi Geliani me profesion është boksier dhe dihet dashuria e reperit për boksin.

Së fundmi, konkurrenti kishte zhvilluar disa takime me Sarën, ku kjo e fundit ishte deklaruar vetëm për të, e pas daljes së saj me Atdheun, Geliani ka hequr dorë nga konkurrentja.

Shtuar 7.05.2021 08:05