ZYRTARE: UEFA konfirmon masat ndëshkuese për klubet e Superligës (FOTO LAJM)

UEFA ka njoftuar se do të marrë masa ndaj 9 klubeve nga 12  në total.

Shtëpia evropiane e futbollit ka nënshkruar një dokument të reintegrimit dhe pjesëmarrjes në kompeticionet e UEFA-së nga nëntë klubet.

Ata nëntë klube kanë pranuar që projekti i Superligës ishte një gabim dhe u kërkojnë falje tifozëve, shoqatave kombëtare, ligave kombëtare, klubeve evropiane dhe UEFA-së.

Ato kanë konfirmuar se projekti nuk do të kishte shkuar përpara pa miratimin e UEFA-së dhe rregulloreve të tyre.

Nëntë klubet do të ndëshkohen me 5% të të ardhurave të tyre nga sezoni i tanishëm dhe paratë do të shkojnë si investime për përmirësimin e infrastrukturës futbollistike në Evropë.

Edhe presidenti i UEFA-së, Alexander Ceferin foli për negociatat dhe mundësinë e ndëshkimit.

“Unë thashë në Kongresin e UEFA-së gati dy javë më parë se duhet një organizatë e fortë për të pranuar se ka bërë një gabim sidomos kur në ditët moderne ekziston gjyqi i mediave sociale. Këto klube sot e kanë bërë pikërisht atë”, tha ai.

“Duke pranuar zotimet dhe gatishmërinë e tyre për të rikuperuar shqetësimin që kanë shkaktuar, UEFA dëshiron ta vendosë këtë kapitull pas tij dhe të ecë përpara në një frymë pozitive”, shtoi ai.

“Masat e ndëshkimit të publikuara nuk do të arkëtohen nga UEFA, por do të shkojnë në të mirë të komuniteteve lokale dhe përmirësimit të infrastrukturës në klubet evropiane”, tha Ceferin.

“Këto klube i kuptuan gabimet e tyre shpejt dhe kanë ndërmarrë veprime për të demonstruar angazhimin e tyre në futbollin evropian. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet që mbeten të përfshira në të ashtuquajturën ‘Super League’ dhe UEFA do të merret me ato klube veçmas”, përfundoi Alexander Ceferin.

Shtuar 7.05.2021 08:05